lunedì 16 giugno 2014

Si te trajtojm strijat(shenjat e bardha ne trup)

Lekura e trupit peson ndryshime , ku humbet elasticitetin natyral dhe peson "shkeputje" te quajtura ndryshe strija , te cilat kane nje ngjyre qe varion nga e kuqe ne te bardhe. Shfaqen si pasoje e ndryshimeve te papritura ne peshe, shtatzenia, puberteti, etj Strijat jane rrjedhoje e carjeve te dermes dhe me kalimin e kohes mund te pakesohen, te zhduken ose jo plotesisht, ne varesi te fazes ne te cilen ju i trajtoni, po ju paraqes nje trajtim te thjeshte dy javoresh :
Nevojitet : -2 luge ( gjelle) kafe (ekspres) pasi ka me shume *kokrriza*
-5 luge (gjelle) vaj ulliri ose bajamesh
Pergatitja : Ne nje tas perzieni kafen dhe vajin derisa te formohet ne forme kremoze ,me pas aplikojeni ne pjeset ku jane shfaqur strijat (shenjat e bardha ne: gjoks, kofshe barke ) masazhoni per 5 min ,me pas merrni nje peshqir te ngrohte dhe mbeshtillni trupin me te ,lereni ne qetesi 25 min dhe ne fund shperlani me uje te vaket ,vaji dhe kafeja jane nje kombinim perfekt per nje trajtim te tille sherbejne si skrub per trupin si dhe ndihmojn shume ne trajtimin e strijave ,hidratojne dhe *sheshojne* ,kjo menyre perdoret 2-3 here ne jave ,brenda dy javeve do te shkoni permisime (sigurisht qe nuk do te prisni qe ato te eleminohen plotesisht ,pasi eshte e pamundur ,me durim arrihet cdo gje flm ERI . pergatiti GJITHCKA MBI FLOKET,HAIR STYLE ERI

sabato 14 giugno 2014

Ja si te kemi qerpike me te gjate dhe voluminoz

Shpesh qerpikët nuk janë te gjate dhe te kthyer ashtu siç dëshirojmë, mbase janë te drejta, ndonjëherë edhe te shkurtër.Po si te veprojme qe te duken sa me te gjate dhe voluminoze ? Ja nje menyre e thjeshte
Merrni pak puder bebesh (ose pluhur orizi) vendoseni ne bellembe te dores ,ne te lyeni nje cope pambuk dhe me te lyeni qerpiket ,siper aplikoni rimelin qe ju perdorni zakonisht ,kjo menyre e thjeshte do te bej qe qerpiket te duken me te gjate dhe me voluminoz.
 

sabato 7 giugno 2014

maske per fytyre

Maskat ne fytyrë nuk janë më pak të rëndësishme se sa kremrat dhe produkte qe ju blini dhe i përdorni për kujdesin ndaj fytyres. Kjo maskë qe po ju paraqes tani per fytyrën eshte e lehte,ndihmon për ndriçimin ne lëkurën tuaj.
Nevojiten:- 1 luge kos
-1 luge vaj kokosi ose ulliri
- 1 luge te vogle mjalt
Pergatitja:Ne nje tas perzieni kosin se bashku me vajin dhe mjaltin ,derisa te formohet nje perzierje homogjene.
Aplikimi: lyeni fytyren ,masazhoni me ane te levizjeve rrethore ,lereni ne qetesi 10 min me pas shperlani fytyren me uje te vakte.
Te mirat : kosi -eshte acid latik,sherben si eksfolient eleminon lekuren e vdekur
mjalti- eshte antibakterial dhe hidratues
vaji i kokosit - redukton skuqjen dhe sherben si eksfolient .
Ne kete menyre lekura e juaj do te jete e bute me nje cehre me ngjyra te ndezura,perdoret per te gjithe llojet e lekures pergatiti GJITHCKA MBI FLOKET,HAIR STYLE ERI

Ju kane dalur pucra ne shpine? JA ZDHIDHJA:

Nevojiten:

-1 koker domate 
-1/2 limon
PERGATITJA:shtrydhni domaten dhe lengun e limonit,,keto 2 lenjgje se bashku jane ideale per pucra qe dalin ne trup,,cdo nate para se te flini me perzierjen e ketyre 2 lengjeve lyni vendet ku ju jane shfaqur pucrat,lereni per gjith naten dhe ne mengjes me nje picet te njom ne uje me kryp,pastrojeni

Faza e larjes se flokeve ka 3 etapa 1)shampo 2) balsam 3) kremi.,

Faza e larjes se flokeve ka 3 etapa 1)shampo 2) balsam 3) kremi.,
sot po ju paraqes si te pergatisim kremin per floket ne kushte shtepie.
(kjo esht me e preferuara e vajzave ) 

Ja si pergatitet.Nevojiten:
-4 luge kos.
-2luge kakao 
-1 luge mjalte
-2 luge vaje ulliri ose vaj liri
Pergatitja:ne nje tase hidhni vajin e ullirit shtoni mjaltin,kakaon dhe ne funs kosin(kos hidhni nga pak derisa te formohet nje perzierje ne forme kremi)
lani floket si zakonisht me shampo dhe balsam, krihni me kreher ,aplikoni "KREMIN" leren per 10 min pastaj shperlani me uje te vaket,floket do te krihen me kollaj ,do te jene te bute te ushqyer dhe te shendetshem pergatiti GJITHCKA MBI FLOKET,HAIR STYLE ERI
 

lunedì 2 giugno 2014

Uje tonik

Ja cila eshte pija qe duhet te konsumoni ne mengjes.uje tonik...... melcia funksiunon shume mire..lamtumire gureve bilare..thjesht detoksifikim i organizmit....
Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të nisur ditën me energji.

Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bëni rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistencën ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.

Fillo ditën me një gotë me ujë të vakte dhe ne te hidh nje fete te holle limoni.(lereni 5 min ) pastaj pijeni . Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar. Shumë prej jush konsumojnë një kafe për të qenë sa më të kthjellët.

Por duhet të dini që ekziston kjo pije, e cila preferohet dhe është më e dobishme se kafeja. Një gotë me ujë të vakët, ku mund të shtoni lëngun e një fete te vogel te limonit ( shih foton ).

Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do tju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin.

Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes

Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës. p.s nese keni organizem te dobet mos e pini cdo dite ,2 heren e jave

domenica 1 giugno 2014

Skrab per fytyre

Higjena e lekures duhet te jete gjithmon nje rutine e jona, trajtimet per te jane nga me te ndryshmet, kemi mesuar ,maska te ndryshme ,locione,tonik si dhe skrabe , po ju paraqes nje skrab te ri per lekuren e fytyres. 
Nenojiten :
-200 gr sheqer
-5 luge vaj bajamesh ose ulliri
-lekuren e nje kokerre limon
-5 pika vaj limoni (nese nuk keni mos shtoni )
Pergatitja: Ne nje ene hedhim sheqerin shtojme vajin e i perziejme mire dhe ne fund shtojme lekuren e limonit (duhet te jete e grire) dhe vajin e limonit(nese keni) ,i perzejme se bashku dhe i fusim me nje kavanoz te vogel qelqi
Aplikimi :aplikojeni ne fytyre dhe ferkojeni ate ne menyre rrethore njehere ne jave,skrabi nxit qarkullimin e gjakut ne fytyre dhe pastron lekuren e vdekur,pas ketij skrabi fytyren do e keni te paster dhe gati per te aplikuar masken tuaj te preferuar .skrabet pergatisin lekuren per nje trajtim me te mire kur ju te aplikoni maska ,kremera .. p.s kete skrab mund ta beni dhurat tek miqt ,paketojeni bukur dhe shkruanip nje etiket pergatiti @gjithcka mbi floket,hair style Eri