venerdì 6 novembre 2015

Pershendetje Eri...sapo bera avull fytyre me: 1 liter uje hodha dy luge sode dhe dy qeska kamomil.Pasi i dhashe nje vale 3 minuta e hoqa nga zjarri.Me nje peshqir mbulova koken siper enes derisa djersin ne fytyre.Kete e bej shum shpesh ne darke per pastrim fytyre.Gjithmon pas avullit te fytyres bej maska te ndryshme,sonte bera maske me:nje luge mjalte dhe nje luge kafe.Me pelqen e shkelqen,e zbut fytyren ndjehesh shume mire.
Maska per floket:me nje te verdhe veze dhe dy luge vaj ulliri.Lyeva rrenjet pastaj i bera masazh kokes po ngaqe i kam te shkurtra me lyhet e gjithe koka.Eri te falenderoj per mundesit qe na ke krijuar dhe keshillat qe na jep. 😘

sabato 11 luglio 2015

Kujdesi ndaj lekures!

Per te krijuar nje ngjyre te njetrajtshme ne lekure si dhe per te pastruar papastertite po ju paraqes nje menyre shume te lehte dhe efikase !
Nevojiten: - 1 kokerr veze
-leter higjenike
-furce dhe nje tas
Pergatitja: Rihni te bardhen e vezes me ane te nje piruni derisa te formohet ne forme "shkume"
Aplikimi: Si fillim njomni nje peshqire me uje te nxehte vendosni ne fytyre per 10 min (kjo menyre ndihmon qe poret te hapen dhe pergatit lekuren per trajtimin me veze si me poshte :
-me ane te nje furçe kozmetike aplikoni te bardhen e vezes ne fytyre
-me pas vendosni letren higjenike ne fytyre ,
-siper letres lyeni perseri me te bardhen e vezes
-qendroni ne qetesi per 20-30 min derisa te thahet mire
-eleminoni letren me kujdes nga fytyra
-lani fytyren me uje te FTOHTE .
Kjo menyer aplikohet njehere ne 20 dite.
Te mirat: veza eshte e pasur me proteina vitamine B12 e B2 ndihmon qe lekura te marre nje shkelqim natyral ,eleminon lekuren e vdekur,ndihmon ne pikat e zeza si dhe ben qe lekura te kete ngjyre te njetrajtshme.
Pergatiti :GJITHCKA MBI FLOKET,HAIR STYLE ERI

Skrab per thembra te bukura!

Per te pasur thembra sa me te bukura dhe te lemuara,duhet te pergatitni kete skrab:
Nevojiten:
Nje luge llum kafeje 
Nje luge kripe te trashe ose sheqer
Nje luge (te vogel) vaj ulliri
Pasi te keni perzier perberesit se bashku ,aplikoni skrabin ne pjesen e thembrave ,butesisht masazhoni per 5-10 min.Ne fund lani kembet.Per te pasur efekte te plote ,kembet duhet te trajtohen dy-tre here ne jave.
Rezultati eshte i mrekullueshem, thembra te buta dhe te lemuara
p.s Sic e shikoni dhe ne foto ,kam perdorur kripe me ngjyre jeshile! Nuk eshte gje tjeter vetçse kripe e trashe e pergatitur me caj jeshile 😊 ne kete recete sherben si aromatizues per kembet.

mercoledì 8 luglio 2015

Tonik per fytyre me pucrra !

Toniku shërben për të “ujitur” lëkurën, me Ph e tij natyral. Ai zgjidhet sipas tipit të lëkurës dhe nevojave.Sot po paraqes tonik per nje lekure me pucrra
Nevojitet: -1/2 filnxhan me majdanoz
-1 filnxhan me uje te ngrohte
Pergatitja: Ne nje tas vendosni majdanozin e prere ne copeza te vogla , siper shtoni ujin e ngrohte .Lereni te ftohet me pas kryeni filtrimin.Toniku i pergatiur duhet venosur me nje shishe boshe ,ka nje arome te fresket .
Aplikimi: me ane te nje pambuku te lyer me tonik majdanozi pastroni fytyren pasi ta keni lare me pare .
Te mirat : Majdanozi përmban klorofil i cili ka veti anti-bakteriale , është një nga erzat me te mira per te pergatitur tonik natyral ,eshte i pasur me vitamina A dhe C te cilat mbrojn qelizat e lekures .Eshte ideal per lekure me probleme .Majdanozi gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin ne lekure
Pergatiti GJITHCKA MBI FLOKET,HAIR STYLE ERI

sabato 4 luglio 2015

Pershendetje Eri ! Cdo here para se te lahem ne floke aplikoj kte menyre :
Ne nje tigan ngroh 500 ml uje dhe hedh 4 luge (caji) uthull molle 
i le 2 min ne zjarr derisa uji te ngrohet (jo te vloje) Lyej floket dhe i le 15 min pastaj i laj me shampo.Kjo menyre ndihmon ne rritjen e flokeve , i ben me te forte me te bute dhe me shkelqim.Ju pershendes nga Franca 😊 

giovedì 24 luglio 2014

Maje te dyfishta ?!

Majet e dyfishta shfaqen edhe pse ne mendojme qe i trajtojm ne menyren e duhur ,faktoret jane te ndryshem ,dielli ererat nxehtesia etj..Trajtimet per kete problem jane te ndryshem ,sot po ju paraqes nje menyre te thjeshte :
Nevojitet:
-1 te verdhe veze,
-1 lug gjelle mjalt,
-1/2 filxhan vaj ulliri(per ju qe i keni floket e thate) dhe 1 luge vaj ulliri per ju qe i keni floket me yndyre.
-1 vitamin E (te bluar )
Pergatitaj: ne nje tas perzieni perberesit e siperpermendur nje nga nje ,perzieni mire
Aplikoni: lyeni gjysmen e flokeve ,mbeshtillni me nje qese dhe lereni 1 ore ne qetesi ,ky trajtim keshillohet dy here ne muaj .

lunedì 16 giugno 2014

Si te trajtojm strijat(shenjat e bardha ne trup)

Lekura e trupit peson ndryshime , ku humbet elasticitetin natyral dhe peson "shkeputje" te quajtura ndryshe strija , te cilat kane nje ngjyre qe varion nga e kuqe ne te bardhe. Shfaqen si pasoje e ndryshimeve te papritura ne peshe, shtatzenia, puberteti, etj Strijat jane rrjedhoje e carjeve te dermes dhe me kalimin e kohes mund te pakesohen, te zhduken ose jo plotesisht, ne varesi te fazes ne te cilen ju i trajtoni, po ju paraqes nje trajtim te thjeshte dy javoresh :
Nevojitet : -2 luge ( gjelle) kafe (ekspres) pasi ka me shume *kokrriza*
-5 luge (gjelle) vaj ulliri ose bajamesh
Pergatitja : Ne nje tas perzieni kafen dhe vajin derisa te formohet ne forme kremoze ,me pas aplikojeni ne pjeset ku jane shfaqur strijat (shenjat e bardha ne: gjoks, kofshe barke ) masazhoni per 5 min ,me pas merrni nje peshqir te ngrohte dhe mbeshtillni trupin me te ,lereni ne qetesi 25 min dhe ne fund shperlani me uje te vaket ,vaji dhe kafeja jane nje kombinim perfekt per nje trajtim te tille sherbejne si skrub per trupin si dhe ndihmojn shume ne trajtimin e strijave ,hidratojne dhe *sheshojne* ,kjo menyre perdoret 2-3 here ne jave ,brenda dy javeve do te shkoni permisime (sigurisht qe nuk do te prisni qe ato te eleminohen plotesisht ,pasi eshte e pamundur ,me durim arrihet cdo gje flm ERI . pergatiti GJITHCKA MBI FLOKET,HAIR STYLE ERI